Mehmetaj: VV-së i janë gjetur edhe topa ping-pongu të mbushur me helm kimik, sa ishte në opozitë
Në rast se Vetëvendosje do t’i humb zgjedhjet e ardhshme, gazetari Lirim Mehmetaj thotë se nuk do ta dorëzonte pushtetin në një tranzicion demokratik.
Ai përmend rastet e sulmeve ndaj institucioneve kur kjo parti ishte në opozitë.
Madje thotë, se ‘ekziston rast në Polici kur VV-së i janë gjetur topa pinpongu me helm kimik që shkaktojnë edhe vrasje’.
“Njerëzit po harrojnë. Një lëvizje që e ka gjujtë Kuvendin me zollë, i ka kallë veturat zyrtare me operacion të organizumë në orën e njëjtë dhe ditën e njëjtë i ka sulmu Gjykatat e Kosovës, i ka gjujtë bombë në shtëpi me fëmijë brenda ish-drejtorit të RTK-së, gjëmba nën veturë me tendecë rrotullimin kryeministrit, tendencë me ia pushtu krejt hapësirën private ish kryeministrit, gaz lotsjellës po, Policia ka gjetë armatim te Termokosi aty. Plus policia iu ka gjetë – rasti është në Polici po s’janë kah ma japin, iu ka gjetë topa pingpongu të mbushur me helm kimik i cili nëse gjuhet të shkakton edhe vrasje.
Nëse dikush, i ka bë krejt këto pa potencën e pushtetit dhe vec për dëshirën me arritë diçka që mendon se është e mirë.
Paramendo kur e ke edhe potencën e pushtetit edhe tashmë ndjenjën e asaj të mire.
A po mendoni që me një proces të rotacionit demokratik do të largohej Vetëvendosja a?”, thotë Mehmetaj.