Mehmetaj për opozitën: Vetëvendosja i sulmon në trashigimi politike, këta rrinë, s’bojnë kurgjo - NACIONALE

Mehmetaj për opozitën: Vetëvendosja i sulmon në trashigimi politike, këta rrinë, s’bojnë kurgjo

2 vjet më parë

nga NACIONALE

‘Është shumë opozitë e dobët’. Ky është vlerësimi i gazetarit Lirim Mehmetaj, në një prej intervistave të fundit me Berat Buzhalën.

“Jam pak naiv edhe si dele e zezë edhe në komunitetin tonë të gazetarëve. Nuk kam shumë shoqëri të gjanë në mesin e gazetarëve.

Nuk e kam ditë pse.

Tash kam fillu me e kuptu që në instancë të fundit, këta nuk është se dallojnë shumë. Këta janë bajagi të përafërt.

Çka dojnë këta, është mos me u futë lojtarë të ri, por derisa ndërrojnë pozicione mrenda lojës, në rregull.

Për shembull, Vetëvendosja ua sulmon legacinë, trashëgiminë.

Me u mshefë mrena ni fakti të çuditshëm sikur na s’po dojmë me bo opozitë sikur ata, që nuk është e thanë, se mes të qenit organizatë teroriste qysh është Vetëvendosja dhe një opozitë intensive ka shumë mundësi.

Kur po të thotë dikush, rrite intensitetin e aktivizimit, nuk po të thotë bonu si Vetëvendosja.

Ka shumë mundësi që këta janë të ngopun në sensing që janë disa persona që nuk kanë ardhë si persona në bazë të betejave personale dhe politike por janë pick and choose, edhe tash nuk dinë me bo.

PDK më duket si forcë që është ma jashtë, nëse e matë me potencialitetin e saj.

Me PDK-në më duket e kanë, atakohet ma shumë e PDK është ma e buta edhe në raport me potencialin që e ka edhe në raport me rritjen që kish mujtë me e pasë”, thotë ai.

Lajme të ngjashme