Mbi 25 ushtarë kërkuan largimin nga FSK-ja vetëm në vitin 2024: Nacionale siguron disa kërkesa, cilat janë arsyet e largimeve? - NACIONALE

Mbi 25 ushtarë kërkuan largimin nga FSK-ja vetëm në vitin 2024: Nacionale siguron disa kërkesa, cilat janë arsyet e largimeve?

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Vetëm gjatë muajit janar 2024, mbi 25 ushtarë kërkuan largimin e tyre nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Vetëm ditëve të fundit Gazeta Nacionale, ka raportuar për disa nga ushtarët që kanë kërkuar të largohen nga FSK-ja, ku disa kanë vazhduar jetën në ndonjë vend të Evropës, disa për shkak të pakënaqësive me kushtet brenda në FSK, e disa të tjerë për të kaluar nga uniforma e FSK-së, në atë të Policisë së Kosovës.

Gazeta Nacionale ka mësuar nga burimet e saj se janë mbi 25 ushtarë që vetëm në janar kanë bërë kërkesa zyrtare për largim nga FSK-ja.

Një kërkesë të një ushtarit e ka siguruar Nacionale, i cili ka paraqitur largimin nga FSK-ja, pasi që do të filloj me trajnim në Akademinë e Policisë së Kosovës.

Jozyrtarisht, Nacionale ka mësuar se pjesëtaret e FSK-së e vlerësojnë se kushtet në PK janë më të mira dhe më të drejta.

Një tjetër kërkesë që Nacionale e ka siguruar shkruan se arsyeja është nisja e trajnimit në një institucion tjetër.

Gazeta Nacionale ka publikuar një numër të kërkesave që i kanë bërë disa prej ushtarëve.

Gjithashtu, gazeta ka tentuar edhe ta konfirmoj nga Ministria e Mbrojtjes, numrin e pjesëtarëve që janë larguar, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje për ditë të tëra.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë.

Lajme të ngjashme