“Ma kanë vra vëllaun dy herë”, vëllai i mësuesit që u shkel në zebra akuza ndaj Prokurorisë në Prizren, thotë se i dyshuari ka ndikim
Më 6 tetor të vitit të kaluar në kryqëzimin e një rruge në Prizren, ka ndodhur një aksident me fatalitet.
Një 52 vjeçar ka humbur jetësn. Sipas familjarëve, viktima po voziste biçikletën, ndërsa shkaktuesi i aksidentit, ka qenë duke vozitur një pikap.
Familjarët e viktimës thonë se familjarët e shkaktarit të këtij aksidenti kanë ndikim të institucionet, dhe se rasti s’po zbardhet.
Vëllau i viktimës, Urim Badalli, në një prononcim për gazetarën Leonora Kolukaj ka shpjeguar në detaje rastin, si dhe hallin e tyre.
Sipas tij familjarët e të dyshuarit kanë ndikim në institucionet e drejtësisë. E nga Prokuroria në Prizren thonë se rasti po hetohet.