Logopedi që shante 4-vjeçaren lirohet nga akuzat, a e shpëtoi IPFK-ja nga burgu? - NACIONALE

Logopedi që shante 4-vjeçaren lirohet nga akuzat, a e shpëtoi IPFK-ja nga burgu?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Logopedi Iljasa Fazliu është liruar nga akuza për veprën penale “Trajtimi i pa ndërgjegjshëm mjekësor”.

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Gjilan më 30 tetor të këtij viti.

Iljasa Fazliu ishte akuzuar për trajtim të pa ndërgjegjshëm mjekësor në vitin 2022, kur ishte publikuar një audioincizim, ku logopedi Iljasa Fazliu dëgjohej duke përdorur fjalor banal ndaj një vajze 4-vjeçare e gjithashtu duke e ofenduar në klinikën e tij ku vajza kishte shkuar për trajtim.

Gazetari i Nacionale, Oqean Dërmaku, ka siguruar edhe vendimin e Gjykatës që e ka liruar nga akuza Iljasa Fazliun, e ku përfshihet edhe dëshmia dhe raporti nga ekipi i ekspertëve të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, të cilët kishin konkluduar se gjuha e Iljasa Fazliut nuk i ka përkeqësuar gjendjen shëndetësore 4-vjeçares.

Raporti i ekipit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ku bënin pjesë Blerina Hoxha – Gjuraj (psikiatre), Ajet Bunjaku (psikiatër) dhe Shpend Haxhibeqiri (psikiatër dhe drejtor i Institutit të Psikiatrisë Forenzike) është konsideruar skandaloz nga njohës të fushës, psikologë e psikiatër të fëmijëve, pasi që në asnjë pjesë nuk është analizuar thellësisht ndikimi i sjelljes së Iljasa Fazliut ndaj 4-vjeçares.

Përkundrazi, në dëshminë e saj në gjykatë, Blerina Hoxha – Gjuraj kishte deklaruar ndër të tjerash se “fëmiu nuk ka pësuar dëmtim emocional apo ndonjë natyre tjetër, gjatë seancës në fjalë”, duke iu referuar kështu audioincizimeve ku dëgjohej logopedi Iljasa Fazliu duke ofenduar 4-vjeçaren.

Pasi që ekspertët nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike kishte konkluduar se nuk është shkaktuar dëm ndaj 4-vjeçares, edhe Gjykata kishte marrë vendim për lirim nga akuza të Iljasa Fazliut, i cili edhe sot vazhdon të shërbejë si logoped në QKUK.

Për të parë më gjerë të gjeturat skandaloze të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, që janë konsideruar si rrethana lehtësuese për Iljasa Fazliun, ndiqeni videon në vijim:


Lajme të ngjashme