Kushtrim Kokalla në gjykatë flet për lidhjet mes të akuzuarve: Ia dhashë numrin e Granitit-Naimit, jemi taku disa herë - NACIONALE

Kushtrim Kokalla në gjykatë flet për lidhjet mes të akuzuarve: Ia dhashë numrin e Granitit-Naimit, jemi taku disa herë

4 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava kanë dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Në seancën e sotme, para trupit gjykues ka nisur dhënien e mbrojtjes së tij i akuzuari Kushtrim Kokalla, i cili dyshohet se ka ndërmjetësuar njohjen mes Naim Murselit dhe Granit Plavës.

“Unë mendoj se ky ka dashtë mem mbajtur afër se unë i pata marrë do pare për Naimin, diku 25 mijë euro.” - duke bërë të ditur se ishte hy në kredi për Murselin.

Ai shtoi se nuk mund të konfirmojë nëse Murseli dhe Plava janë njohur më herët, duke theksuar lidhjet e tyre si bashkëfshatarë.

Nuk muj me thonë që Naimi dhe Graniti nuk janë njoftë ma herët se janë bashkëfshatar, siç jam edhe unë me ta.” - ka thënë ndër të tjera ai, raporton Gazeta Nacionale.

Sipas Kokallës, kontakti mes tyre është realizuar përmes tij, pasi ishte pikërisht Murseli ai që i kishte kërkuar numrin e Plavës.

“M’ka kontaktu Naimi në WhatsApp edhe ma ka kërku numrin e Granitit, edhe unë ja kom përcjellë.” - ka thënë ai.

Kokalla bëri të ditur gjithashtu se kishte pasur disa takime mes tij dhe dy të akuzuarve të tjerë, Naim Murselit dhe Granit Plavës.

Para trupit gjykues, ai foli edhe për raportin mes Murselit dhe të ndjerës Liridona Ademaj, duke thënë se mes tyre kishte probleme të vazhdueshme.

“Krejt e kanë ditë për problemet e tyre, e ka ditë edhe familja Ademaj edhe familja Murseli…”, deklaroi ai.

I pyetur nga trupi gjykues për natyrën e këtyre problemeve, Kokalla u përgjigj: “Kanë qenë probleme xhelozie…”

Lajme të ngjashme