Kush deshi t’i vriste Albin Kurtin dhe Xhavit Halitin? - NACIONALE

Kush deshi t’i vriste Albin Kurtin dhe Xhavit Halitin?

1 vit më parë

nga Festim Gërguri

“I ke 4-5 raste që kanë tentuar të më likuidojnë edhe mua” – thoshte Haliti një vit më pare.

Një plan për vrasjen e tij ishte menduar edhe gjatë vitit të kaluar. Pjesë e planit ishte edhe vrasja e Albin Kurtit.

Këshut thuhet në të dhënat që hakerët morën nga emaili i ish- drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në Shqipëri, Gledis Nano.

“Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. Të paktën kështu rezulton në një dokument të bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.”, shkruan A2.

Kjo njësi kishte pranuar informacione për atentat ndaj Kurtit, Xhavit Halitit, dhe Ismet Haxhës, ish-anëtar i SHIK-ut, dhe i afërm i Kadri Veselit.

“I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.”

I dyshuari për atentat ndaj Kurtit, është shpallur person në kërkim në vitin 2016. Kërcënime kryeministri Kurti kishte marrë edhe në tetor të vitit të kaluar. Pjesëtarë të Njësisë Speciale u dërguan afër shtëpisë ku banon kryeministri.

Lajme të ngjashme