"Kujt po i thu hajn?" - Pamje të reja nga rasti i Driton Krasniqit që u rr;ah nga policët në Klinë - Ja si nisi gjithçka
Gazeta Nacionale ka siguruar pamje të reja nga ngjarja që ndodhi para disa ditësh në Klinë, ku tre zyrtarë të Policisë së Kosovës shihen duke e goditur një person.
Fillimisht, shihen disa persona që dyshohen se kishin sulmuar me gurë shtëpinë e Driton Krasniqit.
Më pas, Dritoni kishte deklaruar se ua kishte prishur një gomë të biçikletës.
Përmes videos shihet edhe momenti kur arrijnë zyrtarët policorë, ku dëgjohet edhe biseda mes tyre dhe më pas sulmi i zyrtarëve policorë ndaj Driton Krasniqit.
Videot janë siguruar nga avokati i Driton Krasniqit, Alban Krasniqi, avokat në Nexus Legal Services.
Gazeta Nacionale kishte publikuar edhe në fillim pamje nga sulmi i policëve ndaj qytetarit në Klinë.
Nacionale, gjatë javës, kishte intervistuar edhe viktimën, Driton Krasniqin, si edhe zëdhënësin e Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.