"Kryesuesi është në lidhje direkte me Dejona Mihalin” - Rektori i ri i UPZ-së akuzohet për lidhje me VV-në - NACIONALE

"Kryesuesi është në lidhje direkte me Dejona Mihalin” - Rektori i ri i UPZ-së akuzohet për lidhje me VV-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mentor Alishani është zgjedhur rektor i Universitetit të Prizrenit "Ukshin Hoti" për një mandat katër vjeçar, por vendimi i tij ka shkaktuar polemika për pretendimet e ndikimeve politike në procesin e zgjedhjes. Ai u zgjodh me votim të fshehtë dhe unanim nga ana e Këshillit Drejtues të Universitetit në mbledhjen e mbajtur ditën e djeshme.

Rektori i ri mori votat e të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues. Mirëpo, janë ngritur dyshime se kkjo mund të jetë rezultat i ndikimeve politike, që kanë lënë pas dore pyetje mbi pavarësinë e procesit të zgjedhjes.

Në prill, Këshilli Drejtues i Universitetit "Ukshin Hoti" kishte shpallur konkursin për zgjedhjen e rektorit, duke publikuar kushtet dhe dokumentacionin e nevojshëm për kandidatët të cilët dëshironin të aplikojnë. Pas publikimit të kushteve të konkursit, u dorëzuan plotësisht dokumentet fizike dhe elektroinike, të skanuara dhe dërguar në adresën e emailit të publikuar.

Në bazë të raportit të Këshillit Drejtues, u njoftua se një total prej 7 kandidatësh aplikuan për pozitën e rektorit të Universitetit "Ukshin Hoti". Lista e kandidatëve përfshinte emrat si Armend Podvorica, Mentor Alishani, Vjollca Dibra, Besim Gollopeni, Samedin Krrabaj, Albana Milaimi dhe Arsim Susuri.

Storia e plotë:

Lajme të ngjashme