Krivaqa kthehet në gjyq, Vllasaliu lirohet nga akuza: Krejt çka ndodhi këtë javë në gjykatat e Kosovës - NACIONALE

Krivaqa kthehet në gjyq, Vllasaliu lirohet nga akuza: Krejt çka ndodhi këtë javë në gjykatat e Kosovës

2 vjet më parë

nga Arbër Ramadani

Këngëtari Sinan Vllasaliu i shpëton dënimit nga Gjykata, i parashkruhet akuza.

Sinan Vllasaliu shpëtoi nga dënimi i Gjykatës. Vllasaliu që u akuzua për shmangie nga tatimi, këtë javë në Gjykatë e mori thënë kushtimisht “lirinë procedurale”. S’ka nevojë të vijë më në Gjykatë. Lënda është vjetëruar kështuqë i njejti u lirua nga akuza.

Sipas Gjykatës, lënda për shmangie nga tatimi për Vllasaliun ka arritur parashkrimin absolut. Në aktgjykim thuhet se pas rikualifikimit që bëri prokuroria një seancë më parë, për pikat që u akuzua Vllasaliu, lënda ka arritur parashkrimin absolut. Pra, është vjetëruar.

“Kokainë kanë pi bashkë, kanë dashtë me kriju familje”: Krivaça shfaqet krenar në seancë, avokati me fjalim të gjatë

Ka nisur rigjykimi për vrasjen e vajzës së re, Marigona Osmani. Dardan Krivaça e Arbër Sejdiu kanë dalur sërish para gjykatës. Të dy janë deklaruar të pafajshëm.

Në anën tjetër, avokati i Krivaçës, Skënder Musa, ka mbajtur një fjalim të gjatë ku ka shprehur vërejtjet e tij ndaj aktakuzës.

Sipas avokatit Musa, Krivaça e Osmani kishin pirë kokainë së bashku për një kohë të konsiderueshme. Pas kësaj fjalie, Musa gjithashtu tha se të njejtit planifikonin të krijonin së bashku familje.

Ndryshe, Krivaqa ishte dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen mizore ndaj ish-të dashurës Marigona Osmani. Rasti u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar të njëjtën për të kryer marrëdhënie seksuale, e cila siç thuhet në aktakuzë përcillet me tortura.

I akuzuari e dërgon gjyshin si zëvendësim në gjykatë, nipi më pas nuk ia çelë telefonin

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj 11 të akuzuarve për shpërthimin në lokalin “Riza” dhe “Missini” në Prishtinë.

Këtë javë ishte paraparë që të mbahet fjala përfundimtare, mirëpo dështoi për shkak të mungesës së njërit nga të akuzuarit.

I akuzuari kishte dërguar gjyshin e tij për të arsyetuar mungesën në gjykatore. Gjyqtarja u shpreh se nëse nuk sigurohet një raport mjekësor në lidhje me gjendjen e të akuzuarit, gjykata do të vendosë masën që kishte paraprakisht i akuzuari.

Sipas aktakuzës së ngritur 24 shkurt 2023, të akuzuarit Lundrim Beqiri i njohur si “Haveri”, Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri, Fidan Cakolli, Diar Raçi, Bekë Salihaj, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Adnan Murtezi, Gentrit Ismajli dhe Egzon Cakolli ngarkohen se si grup kriminal i organizuar në qershor të vitit 2022 hodhën granata dore në lokalet “Missini” dhe “Riza Hair Salon” me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm.

Lajme të ngjashme