“Krejt i kam nxanë t’u vjedhë”: Ku shkuan pajisjet në vlerë 5 mijë euro të shkollës në Kamenicë? - NACIONALE

“Krejt i kam nxanë t’u vjedhë”: Ku shkuan pajisjet në vlerë 5 mijë euro të shkollës në Kamenicë?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e çuditshme ka ngjarë në Kamenicë, komunë që udhëhiqet nga VV-ja.

Në këtë komunë, dyshohet se mungojnë disa pajisje në vlerë prej 5 mijë eurove.

Në prononcimin e drejtorit të Arsimit të kësaj komune, ai ka theksuar se e ka pyetur Ministrinë e Arsimit se çfarë ka ndodhur me pajisjet që mungojnë.

“Diçka janë ruajtur, diça nuk është ruajtur” – thotë drejtori i DKA-së.

Ndërsa nga kompania që po kryen këto punime, kanë deklaruar se Komuna e Kamenicës u ka thënë t’u jep pajisjet minoritetit serb, që jeton në këtë komunë.

“Bash drejtori neve na ka thanë që qito dirtaret e plastikës duhet me iu dhanë minoritetit serb se neve na kanë votu si Vetëvendosje qita njerëz” – tha ai.

Lajme të ngjashme