Krejt dhe drejt: Kompania që financoi Vetëvendosjen e Kurtit i merr pikat e karburantit në veri - NACIONALE

Krejt dhe drejt: Kompania që financoi Vetëvendosjen e Kurtit i merr pikat e karburantit në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Inspektorati i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, ua ka ndërprerë të martën veprimtarinë tri pikave të karburantit Nish petrol në veri të Kosovës, ndërsa Agjencia Kosovare e Privatizimit ua ka ndërprerë kontratat e qirasë.

Këto pika karburanti besohej se ishin në pronësi të Gazpromit rus, dhe kur u hapën në vitin 2016 ishte kundërshtuar ashpër nga autoritetet e Kosovës dhe notë proteste i ishte dërguar edhe Bashkimit Evropian dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare.

...

Kompania Exfis, është një nga donatorët e Lëvizjes Vetëvendosje, e partisë në pushtet pra.

Lajme të ngjashme