Krasniqi: Thaçi shpërfaqi vizion të mençur politik, mesazhe e tij duhet të merren parasysh
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar intervistën e dhënë mbrëmë nga ish-presidenti Hashim Thaçi në Klan Kosova.
Krasniqi u shpreh se përmes intervistës, Thaçi tregoi shumë dashuri për Kosovën dhe qytetarët e saj.
"Ai dha shumë dashuri për Kosovën dhe qytetarët, por njëkohësisht shpalosi edhe një vizion krejtësisht racional dhe të mençur politik për atë që duhet të bëjë Kosova sot." - tha ndër të tjera kryetari i PDK-së.