“Kjo nuk është drejtësi, është diktaturë” – Ish-shoferi i Shemsi Sylës kërkon shkarkimin e prokurorit Ali Hajdini - NACIONALE

“Kjo nuk është drejtësi, është diktaturë” – Ish-shoferi i Shemsi Sylës kërkon shkarkimin e prokurorit Ali Hajdini

10 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Hetem Vrajolli, ish-shoferi i zëvendësministrit të Ministrisë së Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka kërkuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkarkimin e prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ali Hajdini. Por çfarë ndodhi?

Në një intervistë për Gazetën Nacionale, Hetem Vrajolli, që dikur ushtronte pozitën e shoferit të zëvendësministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla, tha se është kërcënuar nga prokurori Ali Hajdini.

Vrajolli tha se është kontaktuar nga zyra e prokurorit Hajdini, dhe i është kërkuar paraqitja në Prokurori, përndryshe, siç thotë ai, “do të të arrestojmë me polici”.

Pas kësaj, Vrajolli tha se ishte paraqitur në Prokurori, ku ka pretenduar se në zyrën e tij, prokurori Ali Hajdini, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ishte paraqitur i dehur, madje edhe duke konsumuar cigare brenda hapësirave zyrtare.

“…shkarkimin e prokurorit Ali Hajdini për arsye të shumta, që përbëjnë shkelje ligjore, shkelje të etikës dhe sjellje të papranueshme për një Prokuror të Shtetit.” – thuhet ndër të tjera në kërkesën e tij drejtuar presidentes Osmani.

Lajme të ngjashme