Karateisti veteran i UÇK-së thotë se 1 mijë eurot që ia dha Komuna e Kamenicës, nuk i dalin asgjë
Nexhmedin Isugi nga klubi i karatesë ‘Arbëria’ ka shumë ankesa për subvencionet e ndara nga komuna e Kamenicës.
Gazetari Mirlin Behluli ka biseduar me Nexhmedinin dhe ai veç tjerash thotë:
“Klubi i karatesë Arbëria, daton prej vitit 1992. Jemi pjesëmarrës në gara, prej kohës së regjimit të asaj kohe, kur kemi qenë të përndjekun.
Shuma tash që ndahet është shumë nënçmuese që po e ndajnë për neve. Brenda vitit kemi minimum 10 gara. Krahasoje me 10 garues, që janë aktiv që mundemi me i çu në çdo garë”, tha ai.