Kaq kartëmonedha 500-she u tërhoqën nga qarkullimi: A keni dorëzuar ju ndonjë?
Rregullorja për Operacione me Para të Gatshme e Bankes Qendrore të Kosovës duket se po e jep efketin e vet.
Anipse me punen e dinarit zbatimi i kësaj rregullore është ngadalësuar dhe po bëhet përmes një periudhe tranzicionale, por për punën e 500 duket ka pasur efekt të jashtëzakonshëm.
Krejtve besoj ju kujtohet lajmi që BQK-ja do të heq nga përdorimi ri-qarkullimin e kartëmonedhës prej 500 euro.
E si shkak i kësaj, për gati 3 javë, BQK-ja ka njoftuar se janë tërhequra nga qarkullimi mbi 180 mijë kartëmonedha 500. Pra 180 mijë copë 500she.
Vlera e 500 të larguar nga përdorimi është 90 milionë e 250 mijë euro.
Nëse tërheqja e kartëmonedhes 500 vazhdon me këtë ritëm, atëherë shumë shpejt paret ngjyrë "lejla" nuk do t’i shohim me sy e prekim me dorë.
Ndalimi i ri-qarkullimit të 500 sipas BQK-së, kontribuon në arritjen e qëllimit për një sistem financiar me integritet dhe ndihmon në strategjinë kombëtare kundër informalitetit dhe dukurive të ndërlidhur me informalitetin.
Në anën tjetër, jo pak raste të falsifikimi të monedhave janë raportuar në Polici, përveç monedhës 2 euroshe që donimon, edhe kartëmonedha 500 ishte ndër më të falsifikuarat