“Ka shumë pakënaqësi...policët vet po i rregullojnë veturat”: Ish-hetuesi i Policisë tregon për problemet e Njësive Speciale, ka një mesazh për Sveçlën
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës, tashmë avokat, Naim Rudari ka folur në lidhje me shtesat e rrezikshmërisë të marra nga Qeveria e Kosovës për Policinë e Kosovës.
Rudari ka thënë se shtesat e marra tash, janë përgjysmuar nga to se sa ishin në të kaluar.
Ai tutje ka thënë se publikisht kanë reaguar 2 apo 3 njësi, por sipas ti ka pasur më shumë pakënaqësi.
Rudari në një intervistë për Gazetën Nacionale ka thënë se në bazë të informacioneve që i ka, policia është duke u detyruar që t’i financojë vet për rregullimin e veturave zyrtare.
Tutje ka thënë se Policia është duke u ankuar për shkak të kushteve dhe pajisjeve mbrojtëse.
Në fund Rudari ka edhe një mesazh për Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Për më shumë ndiqeni video më poshtë.