Jeta luksoze e Sulltanit modern të Turqisë. Kjo është pasuria e Recep Tayyip Erdogan - NACIONALE

Jeta luksoze e Sulltanit modern të Turqisë. Kjo është pasuria e Recep Tayyip Erdogan

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, zakonisht pretendon të jetë një musliman modest, megjithatë stili i jetës së tij tregon diçka krejt ndryshe.

Duke qenë se në Turqi mediat duket se e kanë të ndaluar të raportojnë për jetën e tij, ajo që dihet është se ai fluturon përreth në një "jet" që kushton rreth 400 milionë dollarë.
Paga e tij zyrtare dihet se është rreth pesë mijë dollarë në muaj, por pasuria e tij neto llogaritet të jetë diku në 500 milionë dollarë.

Veç Erdoganit, ajo që komentohet shumë është edhe jeta luksoze e bashkëshortes së tij e cila cilësohet si një manjake e blerjeve. Ka raportime se në një rast ajo e ka mbyllur një qendër të tërë tregtare në Varshavë, duke shpenzuar për pak orë 46 mijë dollarë.

Ajo që e kemi parë edhe ne është pallati i Erdoganit, më i madh se Shtëpia e Bardhë, Kremlini e Versaja, i cilio llogaritet që ka kushtuar diku 1.2 miliardë lira, apo sipas BBC-së rreth 600 milionë dollarë.
Pra Erdogan shijon një jetë luksoze, por asnjë media nuk mund të flasë për të.

Bashkangjitur, VIDEO me detaje.

Lajme të ngjashme