Jeta këtu ishte plot gjallni! Ishin rreth 500 nxënës: Rrëfimi prekës i Gani Behramit nga Izbica
25 vjet më parë, në fshatin Izbicë të komunës së Skënderajt, u krye një ndër masakrat më të mëdha nga regjimi serb gjatë luftës në Kosovë.
Për këtë tragjedi, ku u vranë 147 persona, mbetet si ndër fshatrat më të njohur në Kosovë.
Pas luftës, Izbicës iu larguan pothuajse të gjithë banorët.
Ndër të paktët që akoma jeton e punon në fshat është Gani Behrami, familjarët e të cilit kishin rënë dëshmorë në po këtë masakër.
Kujtimi për ta kishte qenë e vetmja arsye pse z.Behrami kishte vazhduar të banonte në Izbicë, bashkë me nënën e bashkëshorten, gjë e cila, sipas tij, së shpejti do të ndryshojë – si shkak i mungesës së kushteve bazike.
Për më shumë, ndiqeni storjen më poshtë.