I akuzuari për sulmin terrorist në Banjskë pretendon se uniformën e kishte marrë vetëm për gjueti - NACIONALE

I akuzuari për sulmin terrorist në Banjskë pretendon se uniformën e kishte marrë vetëm për gjueti

6 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Njëri nga të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë, Dushan Maksimoviq, e ka dhënë mbrojtjen e tij para trupit gjykues, përkundër dy të akuzuarve të tjerë, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, të cilët janë mbrojtur në heshtje.

Maksimoviq gjatë dëshmisë së tij ka folur për fotografinë ku është parë me uniform duke thënë se atë uniform ia ka ble një shokë, dhe që atë fotografi e ka bërë vetëm për argëtim.

Ndër të tjera Maksimoviq është shprehur se atë unifromë e ka marrë për ta shfrytëzuar për gjueti.

“Unë nuk kam qenë i angazhuar nga askush dhe për asgjë. Fotografia është bërë në shtëpinë ttime, jam fotografuar si për argëtim dhe ka qenë hera e parë që kam pasur uniformë të tillë, dhe po ta kisha më herët, nuk do të ishte interesant për mua të bëj foto.” - tha Maksimoviq, duke shtuar se fotografia është realizuar më 2022.

I akuzuari për sulmin terroristë në Banjskë ka treguar se një natë para natës kritike kishte qenë me disa shokë në një vikendicë, katër kilometra lagrë fshatit Banjskë.

“Pra, kemi qenë diku 8 persona, unë e kam bërë grilin. Jemi ulur kemi pirë dhe pas një periudhe të gjatë bisedash kemi nisur temën se si duhet të përfundonim banjon që e kemi suvatuar në kuadër të vikendicës para tre-katër muajsh, e që na ka mbet të ndreqim disa shtylla rreth derës dhe pasi që të nesërmen ka qenë e diel, dhe kam qenë i lirë, kam vendos të mbes aty t’i rregulloj ato dy-tri shtylla.” - tha i akuzuari.

Gjatë mbrojtjës së tij, Maksimoviq ka dhënë edhe versionin e tij se qysh e kishte marrë vesh që në Banjskë kishte të shtëna me armë zjarri.

Maksimoviq deklaroi se pasi kishin rënë për të fjetur dikur rreth orës 3:30, dëgjoi Dushan Angjokoviqin, njërin nga shokët që kishte pretenduar se ishte në vikendicë më të, duke biseduar me dikë në telefon, ku bëhej fjalë për disa krisma.

“E kam pyetur çka po ndodh, ai më ka thënë se po ndodhin disa gjuajtje në Banjskë dhe mendoj se e ka thirrur Nemanjan- vëllau i Gjorgjes. Pas kësaj, e kam marrë telefonin tim, e kam pa që kam pas thirrje të humbur.” – ka thënë ai.

Sipas tij, përshtypja e tij e parë ishte se ka ndodhur ndonjë incident, ngase kishte raste të kontrabandës. Andaj, tha se e kishte telefonuar një shok me emrin Millosh i cili jetonte në qendër të fshatit, i cili i ka thënë se nuk e di se çfarë po ndodh.

I akuzuari thotë se në vikendicë i dëgjonin krismat, por që vendosën të mos zbresin në fshat deri të agonte dite. Pastaj, tha se rreth orës 6:30 shkuan në ndërtesë, ku sipas tij, qëndroi deri të nesërmen në mëngjes.

Lajme të ngjashme