Hallakamë gjatë shpalles së vendimit ndaj Endrit Nikës për vrasjen e të dashurës argjentinase
Është denuar me 18 vite burg, Endrit Nika, pasi që akuzohej se e ka vrarë të dashurën e tij argjentinase në një hotel në Fushë Kosovë.
Vendimi u dha sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në departamentin e Krimëve të Rënda.
“I akuzuari është fajtor për veprën penale vrasje e rëndë, gjykata në bazë të dispozitave të akuzuarin e gjykon me burgim me kohëzgjatje prej 18 viteve.” – ka thënë në sallën e gjyqit, kryetari I trupit gjykues, Gazmend Bahtiri.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore ne Prishtinë, ngjarja kishte ndodhur më 1 gushtë të vitit 2023, dhe për shkak të plagëve të marra, viktima kishte ndërruar jetë në QKUK.
Pasi që trupi gjykues shpalli vendimin, nëna e të ndjerës, Maria Klara, reagoi ashpër ndaj të akuzuarit duke e thirrur ‘vrasës’.
Ndërsa në oborrin e Pllatit të Drejtësisë në Hajvali, ajo u pronocua për media.
“Sot Maria Klara mund të pushojë në paqe. Përkundër të gjitha vështirësive, ka qenë e vështirë që nga fillimi për ta rikthyer. Por ne gjithmonë kemi besuar në drejtësinë e Kosovës dhe e vlerësojmë shumë punën e prokurorit, i cili gjithmonë është përkushtuar për të treguar të vërtetën dhe sot e ka dëshmuar këtë. Klara e ka marrë drejtësinë dhe i falënderojmë autoritetet e Kosovës. Kurrë nuk mund të dënohet aq sa meriton. Kjo është diçka për të cilën duhet të konsultohemi me avokatin tonë, por gjithsesi me shumë gjasë do ta apelojmë këtë vendim. Në sistemin tonë gjyqësor në Argjentinë, vrasja e një gruaje, pra femicidi, dënohet me burgim të përjetshëm. Gjithsesi do të kërkojmë burgim të përjetshëm.” – ka thënë ajo.