Glauk Konjufcës i qeshet në seancën për gazin lotsjellës, aktakuzën e lidh me zgjedhje
Kreu i Kuvendit Glauk Konjufca së bashku me deputetët Time Kadriaj, Pal Lekaj e ish deputetet Besa Baftiu Aida Dërguti e Besa Baftiu kanë dalur këtë të mërkurë para gjykatës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016.
Pas leximit të aktakuzës të gjithë të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm. Gjatë seancës kryetari Konjufca tërë kohën është parë i relaksuar.
Pas seancës, Konjufca u deklarua për media, duke e lidhur gjykimin e tij me zgjedhjet e 9 shkrutit të vitit të ardhshëm.