Gjykimi për vrasjen makabre të Marigona Osmanit: Dardan Krivaqa përballet me djalin e dajës - NACIONALE

Gjykimi për vrasjen makabre të Marigona Osmanit: Dardan Krivaqa përballet me djalin e dajës

1 vit më parë

nga Festim Gërguri

Dardan Krivaqa u takua sërish me djalin e dajës së tij, Endrit Kuka.

Këtë herë ata u takuan në gjykatë – njëri si i akuzuar e tjetri si dëshmitar.

Dardan Krivaqa, i akuzuar për vrasjen e rëndë, dyshon se Marigona Osmani, e kishte tradhtuar me djalin e dajës së tij, Endrit Kukën.

Në cilësinë e dëshmitarit, ky i fundit ka mohuar një gjë të tillë.

Me viktimën s’kam pasur kontakt kurrë, përveç se kur ka qenë Dardani prezent. Në banesën e Dardanit kam qenë para martesës, asnjëherë pas martesës. Marigonën nuk e kam njohur më herët. Nuk kam ditur asgjë, derisa halla jem e ka thirr babin tem në telefon dhe ka thanë se Dardani ka me të rreh, por s’e kam marrë si kërcënim. Kjo bisedë ka ndodhur pasi ka ndodhur rasti, pasi janë publikuar pamjet, Dardani atë kohë ka qenë në arrati” – tha dëshmitari Kuka.

Dëshminë e tij e ndërpreu i akuzuari, Dardan Krivaqa.

Para se me vdekë e ndjera Marigona Osmani, me datën 21 e kam thirrë dëshmitarin në telefon me video dhe gjatë thirrjes e ndjera e pranon se ka pasur një lidhje me të. Madje sa herë që kam dalë unë nga banesa, ata kanë kryer marrëdhënie– tha i akuzuari Krivaqa.

S’është e vërtetë që me ka thirrë në telefon”, tha Dardan Kuka.

Me pyetje ka vazhduar njëri nga gjykatësit: Pse e ndjera ju ka akuzuar juve (deshmitarin) për një lidhje derisa ju jeni nuk keni qenë asnjëherë në banesë?

Unë s’kam qenë asnjëherë në banesë. Nuk më ka thirrur në telefon. Përgjigjem vetëm nëse ka ndonjë fakt se kjo ka ndodhur– shtoi KUka.

E dardani beson se kjo do të vërtetohet.

Të gjitha thirrjet i ka Prokuroria” – theksoi Krivaqa.

Gjykatësi ka thënë se i ka parë incizimet: I kemi parë te gjitha video-incizimet. Do t’i shohim prapë.

Dëshmitari Besart Mani nuk ka ardhur në seancë për te dëshmuar.

Prindi e tij, Sylë Mani, ka thënë se është në Poloni për të punuar dhe do të kthehet, kah viti i ri.

Në këtë seancë ka munguar edhe Burim Maloku, mjeku që kishte punuar në emergjencë në Vushtrri.

Dardan Krivaqa dyshohet se dhunoi dhe vrau gruan e tij, Marigona Osmanin, 19-vjeçare, më 22 gusht të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme