Gjykata i shqipton dënimin prej 6 vitesh burgim dhe 2 mijë euro gjobë togerit që spiunoi për BIA-n serbe - NACIONALE

Gjykata i shqipton dënimin prej 6 vitesh burgim dhe 2 mijë euro gjobë togerit që spiunoi për BIA-n serbe

1 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Bojan Jevtiq, i akuzuar për spiunazh nga Prokuroria Speciale e Kosovës, është dënuar me gjashtë vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë.

Jevtiq ishte arrestuar në vitin 2025, nën dyshimin se kishte dhënë informacione të rëndësishme për Republikën e Kosovës tek BIA, duke rrezikuar sigurinë e vendit.

Në seancën e së martës në Gjykata Themelore në Prishtinë, u bë e ditur se i akuzuari Jevtiq kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokuroria Speciale e Kosovës.

Lajme të ngjashme