Gjakova lë nxënësit e një fshati 11 kilometra larg shkolle; 'kapen' për para komuna me autobusa
Banorët e fshatit Rezinë të komunës së Gjakovës, në redaksinë e Nacionales kanë adresuar dy problematika. Njëra me rrugën e fshatit e tjetra me bartjen e nxënësve në shkolla.
Rruga që përshkon fshatin është ndërtuar qysh në vitin 2010, e që nga atëherë nuk është intervenuar asnjëherë në të.
E sa i përket fëmijëve, janë diku afro 12-13 prej tyre të cilët vijojnë mësim por që janë detyruar që të shkojnë në shkolla në mënyrë vetanake, për 11 kilometra. Pasi ende nuk i’u është siguruar ntransporti.
Nacionale ka shkuar edhe në Komunën e Gjakovës e Drejtorinë e Arsimit për të kërkuar “llogari”.
Për detaje, ndiqni storjen në vazhdim.
VIDEO: