Gani Geci flet për bisedën me Faton Hajrizin: Mu ka dhimtë, dikush e këshilloi keq - e çoi në vetëv;rasje
Gani Geci në një intervistë për gazetarin e Nacionales, Oqean Dërmaku, ka folur për Faton Hajrizin.
Ai ka dhënë detaje rreth bisedave të tyre në burg.
“Mas disa dite, dul nga ai pranimi në burg aty dhe erdh në krahun ku isha edhe unë, nja tre ditë patëm rast të takohemi me të dhe të bisedonim. Kemi bisedu gjerë e gjatë, këshilla u kanë, sepse baba i tij vike n ëfabrikë çdo ditë, unë mundohesha ta mësoja mbi ligjet, edhe Fatoni i kishte arritë ato, kishte bërë arritjet që të fitojë të drejtën e punës, të kushtti, e luta, pash zotin Faton rri mirë, për hatër të babës e nënës, martohu, e kish pas një vajzë, i thash martohu, edhe krejt çka pata ato senet e mija, ditën e fundit ia lash. Kemi folë deri jam liru. Edhe një herë ja kam nis qiky o neni që të lejon me punu, neni për lirim me kusht, lirim të parakohshëm, respektoi rregullat edhe ki me dalë, më përqafoi i fundit kur u lirova.
Tha shyqyr që po shkon, thash shpejt ki me dalë edhe ti, po rri mirë pash zotin. Më thirri në telefon ms 2-3 ditëve, tha po më vyn një komplet tesha, du me u taku me atë vajzën, erdh babai i tij në fabrikë, ia dhash teshat.”
Tutje, Geci ka thënë se dikush e këshilloi keq Hajrizin.
“Por, dikush e këshilloi keq, dikush i dha këshillta të këqija, ia dha udhën e mbrapshtë, ka qenë një djal i urtë, por I krejt jetën gati ka nejt në burg, mbasi e ka kry burgun për katër vjet, e kemi taku pas rastit të rusit, na u dhimtë edhe herën edytë, babai i tij vinte këtu te ne, edhe nëna, sepse kur iku prej burgu kishte rrezik me vra, se ai nuk ka qenë person i dëgjueshëm, mundoheshim me këshillu me respektu ligjin dhe mos me hy andej kah nuk mundet me dal, po e humbi shansën dhe s’e di çka ndodhi, iku prej burgu.
Ka qenë i ri, e kanë qu në burg me të rritur, me vrasës…Në qafë e paqtë Fatonin ai që e ka qu kushdo, nëse dikush e ka frymzu dhe e ka qu në vetëvrasje…”
VIDEO E PLOTË: