Ekskluzive për Nacionalen: Intervista e djalit të Nazmije Millakut, që vrau kunatin e saj me 10 plumba - NACIONALE

Ekskluzive për Nacionalen: Intervista e djalit të Nazmije Millakut, që vrau kunatin e saj me 10 plumba

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nazmije Millaku dyshohet se qëlloi për vdekje me armë zjarri kunatin e saj, Xhevdet Millakun, më 20 gusht të këtij viti, në një ngjarje tragjike që tronditi Prishtinën.

Nacionale kishte konfirmuar ditën e vrasjes se e dyshuara ishte vete-dorëzuar në stacionin policor pas rastit.

Me urdhër te Prokurorisë, e dyshuara është dërguar ne mbajtje, nën dyshimet për veprën penale “Vrasje e rendë”.

E dyshuara, sipas informacioneve të deritanishme, ka qëlluar me 10 plumba në trupin e kunatit të saj, me të cilin ndante një shtëpi me dy hyrje të ndara.

Pas arrestimit, në media u raportua se Nazmije Millaku kishte deklaruar në polici se ishte nën presionin e kunatit dhe bashkëshortit të saj, i cili sipas saj po ndikohej nga vëllai i tij.

Për herë të parë pas vrasjes së Xhevdet Millakut, djali i Nazmije Millakut ka folur ekskluzivisht për Nacionalen.

Në intervistën me gazetarin Oqean Dermaku, djali i Nazmije Millakut ka folur në detaje për marrëdhëniet ndërfamiljare me dajën e tij dhe problemet familjare mes nënës së tij që tani është në paraburgim dhe xhaxhait tashmë të ndjerë.

Ndiqeni rrëfimin e plotë të djalit të Nazmije Millakut:

Lajme të ngjashme