“Edhe përjetshëm me u dënu është pak”: 4 vjet nga vrąṣja e Lekë Bulliqit
Më 12 mars të vitit 2020, në Prishtinë kishte ndodhur një vrasje që kishte tronditur vendin. Kishte humbur jetën një i mitur. 17 vjeçari Lekë Bulliqi, ishte qëlluar me armë zjarri nga i akuzuari E.I, i cili po ashtu ia kishte vënë në rrezik jetën edhe dy personave të tjerë.
Lekë Bulliqi, u godit me armë me datë 12 mars të vitit 2020 rreth orës 15:00, ndërsa të nesërmen ndërroi jetë. Siç thuhej në aktauzë, i akuzuari me të ndjerin Lekën, kishin pasur konflikt disa ditë para se të ndodhte tragjedia.
Sot, shënon data 13 mars 2024, pra kanë kaluar plotë 4 vite. Për Nacionalen foli Lendita Bulliqi, nëna e të ndjerit.
"Me pa personin që ta ka privu nga jeta djalin, edhe burg të përjetshëm me iu dhanë, ti nuk je i kënaqun.E vërtetuan dënimin me 22 vjet burg, por supremja e ktheu"
Këto janë fjalët e nënës së Lekë Bulliqit, e cila në një rrëfim për Nacionalen, rrëfen përjetimet e familjes, në katër vjetorin e vrasjes së djalit.
Ndiqeni videon më poshtë, për më shumë.