"E puthte në faqe e qafë": Nacionale siguron dosjen për rastin e ngàcmímít të 10-vjeçares në filloren e Prizrenit
Nacionale ka raportuar ditë më parë për një rast të tmershëm të ngacmimit seksual në një shkollë në Prizren.
Atje po dyshohet se një nga punëtorët teknikë ka prekur e puthur një vajzë të mitur.
Gazetarja e Nacionales, Leonora Kolukaj, ka siguruar një pjesë të dosjes së lëndës, e ku sipas Prokurorisë, punëtori e ka puthur në faqe dhe qafë viktimën e mitur.
Si rezultat, i dyshuari është në paraburgim.
Megjithatë, këto pretendime po i mohon avokatja e të dyshuarit.
Ndiqeni videon: