E PLOTË: Ramiz Lladrovci apo Petrit Hajdari?
Komuna e Drenasit me rreth 70 mijë banorë dhe gati 40 fshatra, pritet të jetë komuna më e nxehtë në garën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ndoshta do të jetë edhe më interesant se Prishtina.
Kjo sepse, në Drenas për herë të parë, pritet të konkurojë PDK në mes vete.
Ramiz Lladrovci, si ‘një rebel’ dhe i ‘panominuar’ nga PDK, do të kandidojë me Iniciativën e tij përballë Petrit Hajdarit, një kuadër të PDK-së, që bashkë më Përparim Grudën e PDK-së, ishin prej figurave të reja të kësaj partie, që morën mbështetje të madhe atje.