E lajmëroi rastin në polici e pastaj u sulmua gati për vdekje - Kush janë familja Gërbeshi në Vushtrri dhe për çka po akuzohen nga Liridon Osmani? - NACIONALE

E lajmëroi rastin në polici e pastaj u sulmua gati për vdekje - Kush janë familja Gërbeshi në Vushtrri dhe për çka po akuzohen nga Liridon Osmani?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Liridon Osmani nga komuna e Vushtrrisë, u sulmua fizikisht para disa ditësh nga disa persona të maskuar.

Ani pse dëshmitarët e rastit menduan se i njëjti kishte ndërruar jetë, pasi që Liridoni kishte mbetur i shtrirë në tokë pa vetëdije, i njëjti i mbijetoi sulmit dhe rimorri veten për të treguar rrëfimin e tij, që ndoshta shumëkush nuk do të kishte guxim ta raportonte.

Liridon Osmani po drejton gishtin nga një familje e fuqishme dhe të njohur për organet e drejtësisë, anëtarët e familjes Gërbeshi.

Të njëjtit, më herët kishin qenë të akuzuar dhe të njohur edhe për fajde, andaj edhe në rastin e Liridon Osmanit, qytetarët kishin supozuar se i njëjti ka pasur problem me familjen Gërbeshi shkaku i fajdeve.

Por, e vërteta sipas Liridonit qëndron ndryshe. Problemet dhe kërcënimet që ai pretendon se ka marrë nga familja Gërbeshi, të cilët i përmend me emra, thotë se nisi t'i marrë pasi që bleu një tokë në Vushtrri me vlerë mbi 1 milionë euro.

Për blerjen e kësaj toke, Liridon Osmani thotë se u kërcënua nga anëtarë të familjes Gërbeshi, ndërkaq rastet i kishte paraqitur në polici tri herë radhazi.

Organet e drejtësisë, nuk duket se ndërmorrën diçka për mbrojtjen e Liridonit, i cili u sulmua disa ditë më vonë fizikisht gati për vdekje nga disa persona të dyshuar dhe të maskuar.

Liridoni tashmë thotë se ka një adresë dyshimi dhe ajo është familja Gërbeshi, nga ta cilët ishte kërcënuar.

Ndiqeni videon e Nacionales
për të parë detajet e ngjarjes, përgjigjen e Prokurorisë dhe përgjigjen e përfaqësuesit ligjor të njërit nga anëtarët e familjes Gërbeshi.

Kujdes: Video ka pamje të rënda dhe mund të jenë shqetësuese për disa nga shikuesit.

Lajme të ngjashme