"E kam vajzën deputete": Me lot në sy, plaku nga Prishtina rrëfen problemin me familjen e Fitore Pacollit
Ismajl Veliu, 90 vjeçar për Nacionale rrëfeu problematikën me të cilën po përballet tash e dy vite me familjen e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.
Më saktësisht, bëhet fjalë për një pronë e që sipas Veliut janë të përfshirë edhe familjarët e deputetes Pacolli, vëllau Blerimi e babai Ramizi.
Për pronën që tashmë kanë probleme, Ismajl Veliu thotë se e ka blerë qysh para lufte, të cilën e ka punuar vazhdimisht. Por, tash e dy vite Ramiz Pacolli "i'a ka paralizuar tokën".
Veliu thotë se bashë me nipin e tij e kanë takuar Ramiz Pacollin.
"Jam takuar me Ramizin, Ramiz a je i bindur që e kam blerë.. jam i bindur ka thënë, po unë e kam me letra".
Tutje, ai tregoi se babai i deputetes, e ka kërcënuar atë.
"Në hava kam me të çu, se e kam çikën zv. e komandantit.. edhe e kam çikën deputete. E për këtë, Hysni Gërbeshin e ka organizu që me më rreh e me më mbyt me dru".
Ai na tregoi se edhe vajzat e tij kanë tentuar që të kontaktojnë me deputeten në fjalë në mënyrë që të mirren vesh.
"Fitore, qeshtu, qeshtu i kanë shkruajtur, babai yt, se vëllau nuk është lajmëru deri vonë. Po na e merr pasurinë, përgjigjen i'a ka kthye, e i ka thënë nuk përzihem në ato punë...".
Veliu me lot në sy, e shumë i emocionuar thotë se sipas dokumenteve Ramiz Pacolli e ka blerë pronën në fjalë në vitin 2014, por pavarësisht kësaj Ismajl Veliu nuk ka qenë në dijeni e ka vazhduar ta punoj tokën, edhe shumë vite të tjera.
"Më ka bë hajn, më ka bë ozurpues.. kjo punë po zhagitet. Shkaku i kësaj toke, djali jem ka ik e ka shku në Gjermani".
VIDEO:
E përditësuar:
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, lidhur me akuzat ndaj saj, në një përgjigje për Nacionalen ka thënë se rasti është në gjykatë dhe si i tillë vendoset aty. E pyetur për kërcënimet e lartpërmendura, ajo tha se babai dhe vëllai i saj nuk kanë kërcënuar.
"Rasti është në gjykatë, gjykata e zgjedhë. As babai im e as vëllai im nuk kanë kërcënuar. Rasti është mes vëllait dhe atij. Asnjëri nuk kërcënojnë. Kurrë një jetën time nuk kam dëgjuar që kërcënon babai ose vëllai im. Rasti është në gjykatë mes vëllait tim dhe personit në fjalë. Kur ta zgjedhë gjykata rastin, merret vendimi. Për këtë çështje mund t’i kontaktoni personat që janë të involvuar, jo mua." - ka thënë ajo.