“E huaj në Norvegji, e huaj në Kosovë” – Sfidat e diasporës shqiptare - NACIONALE

“E huaj në Norvegji, e huaj në Kosovë” – Sfidat e diasporës shqiptare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ardijana Rexha njëra nga të ftuarat në emisionin TOK në Nacionale tregoi historinë e saj se si vendosi ta linte Norvegjinë për Kosovën, për të hapur biznes e për të investuar.

Ajo i ka bërë tre vite prej që është duke punuar në vend, ku tregoi edhe për sfidat nëpër të cilat ka kalau e kalon.

“Në Norvegji, te shtëpia ka qenë si në Kosovë kemi fol shqip. Në momentin që kemi dalë prej shtëpisë, ka qenë Norvegji. Me një anë jam ndje që jam rrit me një vend, mentalitetin e funksionimin e kam të integruar. Ama, në anën tjetër e kam ndje që jam shqiptare. Edhe në Norvegji jam konsideru si e jashtit, po edhe në Kosovë kur kam ardhë jam konsideru si diasporë”.

VIDEO:

Lajme të ngjashme