“Kur shkoj me i dorëzu pijet nëpër markete, krejt më kqyrin çuditshëm”
Ylle Bylykbashi Byci, e ftuar në emisionin TOK në Nacionale rrëfeu historinë e saj si grua ndërmarrëse. Ajo jetësoi ëndërrën e saj të kahershme në vitin 2019, duke hapur verari në Gjakovë.
Yllja tregoi se ajo bënë shumë punë, duke filluar nga pastrimi, procedurat me fruta, ngarkimi e shkarkimi, shpërndarja me pikapin që ajo vozit.
Ajo theksoi se shumicën e proceseve i kryejnë me dorë.
“Për me dhënë mesazh, që çkado që ja qet mendjen mundesh me realizu”.
Tutje, Bylykbashi Byci thotë se kur shkon për ti shpërndarë pijet në markete, atë e shikojnë çuditshëm.
“Kur shkoj me i dorëzu pijet në markete krejt kqyrin çuditshëm. Nuk mundem me ndërru stilin, këtë stil e kam, 42 vjet. I baj kutiat, i qes nuk është problem, është e imja. Është prodhim që e ke bë vetë, me familjen tënde, i’a ke vendos emrin, tiketat, paketimin vetë. Prodhimi ta jep këtë kënaqësi... Veç shishen e parë kur e kemi paketu, kemi ndejt me orë tu e shiku. Është diçka që prej kokrrës së parë e ke bë vetë”.
VIDEO:
