Drama në Hagë, në fazën finale. Na duhet prapë fuqia amerikane - NACIONALE

Drama në Hagë, në fazën finale. Na duhet prapë fuqia amerikane

1 vit më parë

nga Berat Buzhala

Kjo deklaratë e Richard Grenelështë para zgjedhjeve në Amerikë, Nacionale ka raportuar sot, gazetari Besian Beha, e ka ngritë shqetësimin në një takim të Tribunalit Special me diplomatë. Atyne ua kanë lëshu këtë deklaratë të Grenell dhe ekziston një shqetësim i madh që në momentin që Trump e merr detyrën, ai ka me i rënë mas Tribunalit Special sepse qartazi tashmë të gjithë e dinë se ndërlidhshmëria e arrestimit të Thaçit dhe proceseve kundër Donald Trump, janë të lidhura me njëra tjetrën.

Sepse i njëjti prokuror që e ka hetuar Trumpin në Amerikë ka ngritur akatakuzën ndaj Presidentit Thaçi.

Me fitoren e Trump atje, Jack Smith është shkarku prej detyrave dhe Trump ka shku edhe më larg, ka thënë se duhet të ndiqet edhe Jack Smith.

Tash mbetet të shihet se a do të jetë edhe ky rast, ai rast që do të pushojë së ekzistuari apo qysh ka me iu lidh kryet në procesin kundër Thaçit.

Po të ishim pak më të mëdhenj dhe pak më të zot, do të duhej t’ia vendosnim drynin këtij procesi e bashkë me të komplet Tribunalin.

Neve na del mjaftueshëm edhe reagimi i Spanjës atje, e lëre më ambasadës së Francës apo Gjermanisë.

Pra, pak na duhet që Kosova e vogël me shku kryeshyt kundër qoftë edhe forcave evropiane.

Por lajmi i mirë është se nëse e dëgjoni me vëmendje këtë që e lëshova, të Grenell, thotë se Amerika ka me u përkujdesë me këtë rast, atëherë nuk kemi pse frikësohemi.

Në fakt duhet të gëzohemi;

Le të merren aleatët euroatlantik me një padrejtësi që është bërë ndaj udhëheqësve politik të Kosovës.

Le ta trajtojnë këtë rast, këtë shpikje, këtë improvizim që është bërë për t’i qëruar hesapet kundër Donald Trumpit.

Dëgjo komentin e plotë të Buzhalës:

Lajme të ngjashme