Dokumentar hulumtues: Kujdesi ndaj të moshuarve në Kosovë
Në Kosovë, për dekada me radhë, ka qenë (dhe ende është) normale që në moshën e shtyer, pleqt të marrin kujdes nga familjarët e tyre.
Mirëpo, kjo traditë ka pësuar ndryshim dekadave të fundit, duke marrë parasysh se mjaft të moshuar në ditën e sotme jetojnë vet, pa përkujdesje familjare.
Deri vonë, Shtëpia e të Moshuarve është parë si një vend i rezervuar vetëm për të moshuarit që nuk kanë fëmijë… dhe rezidentët e asaj shtëpie si persona për të cilët duhet të ndjejmë keqardhje.
Por realiteti nuk po e reflekton këtë, së paku jo më.
Duke marrë parasysh ndryshimet në të cilat po kalon Kosova, antropologu Tahir Latifi tregon se problemi kryesor i shoqërisë kosovare në të ardhmën e afërt do të jetë kujdesi ndaj të moshuarve.
Ky dokumentar hulumtues ka për qëllim shtjellimin e kësaj teme: