Ditari i Buzhalës X: Qe pse LVV e urren UÇK-në, cilat janë fraksionet brenda saj - NACIONALE

Ditari i Buzhalës X: Qe pse LVV e urren UÇK-në, cilat janë fraksionet brenda saj

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Marrëdhënia e pushtetit aktual me luftën është temë e episodit të ri të “Ditarit të Buzhalës”. Disa postimeve të mëhershme të ministrit të Financave, Hekuran Murati, sollën një debat të zjarrtë rreth veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas gazetarit Berat Buzhala, shkrimet e Muratit shpërfaqin faktin se shumica parlamentare, që doli nga zgjedhjet e 14 shkurtit, është çdo gjë përveç një grup politik me bindje të përafërta politike.

Në episodin e X të “Ditarit të Buzhalës”, analizohen shkrimet e Muratit dhe të qeveritarëve të tjerë të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Buzhalës deklaratat kundër UÇK-së e veteranëve janë simptomë që tregojnë një disponim politik, i cili nuk mund të kalohet thjeshtë e lehtë.

Nëse para Hekuranit, pak a shumë në këto istikame ka qenë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e nëse para saj në të njëjtat istikame ka qenë ish-këshilltari dhe miku i Kurtit, Shkëlzen Gashi, flet për disponim politik, që nuk mundet me u kalu, dhe nuk duhet me u kalu bash thjeshtë e lehtë”, thekson Buzhala.

Sipas autorit, Murati duhet të deklarohet për këto çështje, duke treguar nëse mendon ende njëjtë sikurse në vitin 2016, që ishte koha kur i shkroi shkrimet përçmuese për veteranët.

Është komplet pozitë tjetër me fol si qytetar i lirë, e krejt ndryshe nëse i njëjti bëhet ministër ose kryeministër. Minimumi që duhet të ai të bëj është që të deklarohet, të tregojë nëse a mendon ende ashtu. Nëse ai vazhdon të mendojë ende ashtu, nga pozita e ministrit të Financave, e bën atë me konflikt interesi”, shton autori i emisionit “Ditari i Buzhalës”.

Por, gjatë analizës së tij, Buzhala thekson shndërrimin “ideologjik” që i është bërë Lëvizjes Vetëvendosjes, për të cilën thotë se nuk ka asnjë konsensus përveç luftës kundër korrupsionit. Pra, sipas gazetarit Buzhala, LVV karakterizohet nga një mishmash ideologjik, ku bëjnë pjesë jugo-nostalgjikët, nacionalistët e islamistët.

Shikim të këndshëm!

Lajme të ngjashme