"Dikush ka me vdek, kjo punë nuk ka mu kry me kaq" - Në kërkim të profesorit Bekim Bejta i cili vazhdon ligjërimin e kërcënimet - NACIONALE

"Dikush ka me vdek, kjo punë nuk ka mu kry me kaq" - Në kërkim të profesorit Bekim Bejta i cili vazhdon ligjërimin e kërcënimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot lëvizja studentore “Studim Kritikë Veprim” zhvilloi aksion simbolik para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, për të kërkuar nga Këshilli i Etikës të marrë masat e duhura ndëshkuese dhe nga organet e UP-së që t apërjashtojnë profesorin Bekim Bejta.

Në media u publikuan disa audio-incizime ku dëgjohet Bekim Bejta duke kërcënuar studentët e tij edhe me kanun. Ai po dyshohet edhe për dallavere në vlerësim, si dhe biseda me studentë për përvojat intime me ish-studente.

E, Rektorati i Universitetit të Prishtinës ka dalë me një deklaratë pas raportimeve për profesorin e Fakultetit Filologjik, Bekim Bejta, për të cilin u raportua se ka kërcënuar studentët dhe kolegët e tij.

UP ka thënë se distancohet nga çdo sjellje joakademike e profesorit në fjalë, derisa ka paralajmëruar edhe masa ndaj tij.

“Me këtë rast, menaxhmenti i UP-së, shpreh përkushtimin e palëkundur për të garantuar zbatueshmërinë e Kodit të Etikës në të gjithë mjedisin mësimor akademik. Në këtë drejtim, UP është duke e shqyrtuar me urgjencë rastin dhe do të ndërmarrë inicimin e masave adekuate që janë në dispozicion dhe në kompetencë brenda universitetit, pa paragjykim ndaj procedurave jashtë institucionit që mund të zhvillohen nga autoritetet kompetente”, thuhet në deklaratë.

Ekipi i Nacionales pas aksionit të lëvizjes studentore, shkoi në Departamenti i Gjuhës Angleze, për ta takuar profesiorin në fjalë. Por, fatëkeqsisht profesori në ato momente nuk ndodhej aty.

Ne takuam një studente të tij e cila na tregoi se edhe pas publikimit të audio-ve, ai vazdhon t’i kërcëno studentet e tij.

“Profesori na ka thënë dikush ka me pësu edhe me jetë, kjo punë nuk ka mu kry me kaq”.

VIDEO:

Lajme të ngjashme