Dikur i përçante, sot partia i bashkon vëllezërit Muja - Armendin e Gazmendin
Dikur i përçante, sot partia i bashkon vëllezërit Muja - Armendin e Gazmendin.
Njëri që dikur ishte me PDK-në, sot është në garë për asamble me logon e VV-së. A ka ndryshuar tash mendje deputeti Armend Muja për vëllain e tij? Eh, kjo pyetje 100 milionëshe.
Gazmend dhe Armend Muja, dy figura mjaftë të njohura për politikën në Kosovë, tashmë janë bashkuar në një parti.
Armend Muja dhe Gazmend Muja – dy vëllezër nga Mitrovica – nisën rrugëtimin e tyre politik në dy skaje të spektrit: Armendi si kandidat dhe më pas deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), dhe Gazmendi si anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke shërbyer edhe si asamblist në Komunën e Mitrovicës
Kur Armend Muja iu bashkua zyrtarisht VV-së në fillim të vitit 2021, kjo nuk kaloi pa e trazuar skenën politike
Ky ndryshim i politikave solli në sipërfaqe jo vetëm një ndarje ideologjike, por edhe disa reagime mediatike të ndërsjella – përfshirë mohime, kundërpërgjigje, por edhe mbështetje emotionale mes vete.
Në një deklaratë në ATV, Armend Muja shprehu distancimin e tij të gjatë politik nga vëllai:
Por, ndonëse distancat politike ishin të dukshme, Gazmendi tregoi një qasje të kundërt për situatën familjare, nëpërmjet një fotografie të publikuar bashkë me Armendin dhe një mesazh mbështetës.
Sot dy vëllezërit janë pjesë e Vetëvendosjes, Armend Muja tashmë është deputet i Kuvendit, ndërsa Gazmend Muja është në garë në VV-ja për asamble komunale në Mitrovicë.