"Daja ka bo gjest të ulët…" - Vëllai i Kushtrim Kokallës flet pasi Naim e Shaban Murseli e përfshinë familjen e tij në dëshmitë për Liridonën
Kanon Kokalla, vëllai i Kushtrim Kokallës, që dyshohet për organizim të vrasjes së Liridona Ademajt, ka folur për Nacionalen. Në një komunikim telefonik, Kokalla ka komentuar deklaratat e Naim e Shaban Murselit, të cilët në dëshmitë e tyre e përfshinë familjen e Kokalla në vrasjen e Liridonës.
Përkundër që kanë lidhje të gjatë familjare, Kokalla thotë se më nuk ka folur me dajën e tij, Shaban Murselin, djali i të cilit, Naimi, është po ashtu i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Liridonës.
Në bisedën telefonike me Vullnet Krasniqin, gazetar i Nacionales, Kanon Kokalla ka deklaruar se deklaratat e tilla janë “gjest i ulët”.
“Kur dul në medie deklarata e dajës, ekstrem na…ai u zhduk…unë e kam daj, por aq e ka bo nji gjest të ulët…” – dëgjohet teksa thotë Kanoni.
Për më shumë, ju ftojmë të shikoni videon e Nacionales: