Çmimet absurde të biletave për Euro2024: Krejt kjo për faj të Shqipërisë
Kombëtarja e Shqipërisë është kualifikuar për Evropianin ‘’Euro 2024’’, në futboll.
Ky është një moment historik për Shqipërinë, por jo edhe për grupin në të cilin do luaj.
Edhe pse fati e përcolli gjatë kualifikimeve e njëjta nuk ndodhi edhe në hedhjen e shortit... Shqipëria do luaj në grupin B, së bashku më Spanjën, Italinë e Kroacinë. Këto kombëtarë të paktën Spanja e Kroacia kanë dominuar futbollin Evropian e ndërkombëtare këto 10 vitet e fundit.
Entuziazmi që Shqipëria është kualifikuar, ka kapur qytetarët e Shqipërisë po edhe ata të Kosovës. Ku në momentin që biletat për 3 lojët e grupit B, ka ndalur në shitje, janë turrur në drejtim të faqes së UEFA-s, për të blerë sa më shumë bileta.
Mirëpo, sa dukët nuk është menduar fort mirë kjo far punë, pasi që pas blerjes së biletave vjen edhe bileta e aeroplanit, pushimi nga puna, akomodimi në qytetet Gjermane se ku do të zhvillohen këto ndeshje, ushqimi... e shumë e shumë peripeci të tjera.
Kur e kuptuan se nuk është bash, bash lehte të shkosh, qytetarët u zmbrapsën, dhe filluan që të i vendosin në shitje këto bileta.
Duke parë interesimin e madh për bileta, këto bileta po shitën 6 fish më shtrenjte se sa çmimi fillestar i blerjes.
Ka nga ata të cilët po i shesin biletat e tyre vetëm në çift, nuk bëjnë ndarje.
Arsyetimi i shitjes: Nuk e kemi llogaritur datën, nuk mund të marrim pushim etj, etj,. Askush nuk është duke thënë se pse mos me i shit ma shumë se sa i kom ble.
Grupe të ndryshme në rrjete sociale janë mbushur më oferta për bileta. Çmimi për një të tillë është duke shkuar nga 300 uro deri në 1mijë euro.
Këto çmime stratosferike, kanë acaruar shumë persona por ka edhe nga ata të cilët janë duke blerë këto bileta.
E kuptojmë entuziazmin e dashamirëve të futbollit, në fund të ditës nuk i dihet se kur do shohim Shqipërinë edhe njëherë në Euro.
Fqinjit tonë i dëshirojmë rrugëtim të mbarë në Euro, shpresojmë në kalimin e fazës se grupeve.