Çka ka Prishtina që nuk e ka Brukseli sipas "Virgjëreshës Shqiptare"? - NACIONALE

Çka ka Prishtina që nuk e ka Brukseli sipas "Virgjëreshës Shqiptare"?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fëmijët e viteve të 90-ta dhe të 2000-tës, mund ta njohin nga kënga “Daba Daba”, dikush mund ta njoh si vajza e PriFest, dikush si aktore e serialeve, e besa edhe si aktorja kryesore e filmit “Virgjëresha Shqiptare”.

E ftuar në emisionin TOK në Nacionale, Rina Krasniqi rrëfeu rrugëtimin e saj. Ani pse tash e tre vite ajo jeton në Bruksel, ajo shpesh vjen në Prishtinë pasi ka familjen e shoqërinë; “Prishtina mua më ka krijuar identitetin, karakterin..gjithmonë të rreh zemra për vendin tënd”.

Po çka ka Prishtina që nuk e ka Brukseli dhe anasjelltas?

“Ne e kemi një dashni shumë të pastërt. Ne jemi njerëz shumë të dashur, jemi shumë ekskluziv, jemi ekzotik, jemi njerëz të shpirtit. Hajgaret i kemi shumë të mira, dashninë e kemi shumë të madhe. Na lidhin shumë gjëra, na lidhin hjekat, dhimbja e dashnia. Jemi mish e gjak. Është një prej faktorëve që më së shumti e du tek njerëzit këtu që jemi, rininë e kemi fantastike. Pastaj parimet familjare i kemi shumë më ndryshe, marrëdhëniet në familje, qysh i respektojmë prindërit, shoqërinë. Jemi shumë njerëz më të dashur, na lidhin shumë gjëra”, thotë Rina për Prishtinën.

Ndërsa për Brukselin ajo thotë se njerëzit janë më të ftohtë, por që eksziston një kulturë e punës që ne nuk e kemi.

“Në Bruksel janë pak më ndryshe njerëzit. Në përgjithësi njerëzit që e kanë mendësinë e Evropës ndonjëherë janë më të ngurtë, nodnjëherë i kanë disa rrebe që për neve janë si probleme të kategorisë “Zh”. Marrëdhëniet në familje janë më ndryshe, e këtu hyjnë plusat e minusat tanë... Atje ka më shumë mundësi të punës, dijnë me nda aspektin profesional e personal. Nuk kanë kohë me u marrë me gjëra që nuk i shërbejnë produktivitetit”.

VIDEO:

Lajme të ngjashme