"Askush nuk mund të ma mbyll gojën" - I riu serb që po kundërshton Listën Serbe - NACIONALE

"Askush nuk mund të ma mbyll gojën" - I riu serb që po kundërshton Listën Serbe

1 vit më parë

nga Festim Gërguri

Duke kujtuar vdekjen e Oliver Ivanoviq, Aleksandar Arsenijeviq thotë se është shumë e vështirë të jesh serb dhe të punosh kundër Listës Serbe.

30-vjeçari nga Mitrovica e Veriut, është pjesë e iniciativës "Mbijetesa serbe".

Ai është prej rasteve të rralla të serbëve të Kosovës, që dalin kundër Listës Serbe.

Përkundër kërcënimeve që ka marrë, ai thotë për Nacionalen se nuk ka frikë.

"Mund t’ju them që rrugëtimi ynë politik është me mjaft kthesa sa i dhe Oliver Ivanoaviq patjetër që është një emër me rëndësi dhe një pikë e zezë si shenjë paralajmërimi që mos të vozitet shumë shpejt sepse ka rrezik nga fatkeqësitë natyrore e rrugore edhe përfundon me vdekje, mirëpo nuk frikësohemi dhe mendoj që ne do të kemi mundësi shumë më të mëdha, pikërisht pa frikë, sepse frika është ajo që mbyll çdo gojë" - shprehet Aleksandar Arsenijeviq.

Si pasojë e kundërshtimit të Listës Serbe, ai humbi punën si profesor në një shkollë të mesme.

"E rëndësishme është të ekzistoj çfarëdo zëri që mund të dëgjohet sepse kanë shuar çdo zë që ka pasur mundësi të dëgjohet në të gjitha mënyrat e mundshme, kështu që zëri im dhe zëri i shokëve (përkrahësve) ka peshë të madhe, jo pse jemi shumë por sepse jemi të bashkuar" - shton Aleksandar Arsenijeviq.

Përmes shumë aksioneve, Arsenijeviq shfaq keqqeverisjen e Listës Serbe, sidomos në veri të Kosovës.

Ai thotë se serbët e kësaj pjesë, janë shumë pak të informuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Lajme të ngjashme