Asfalti në Livoç të Gjilanit hiqej me dorë: A e mbajti fjalën Hysen Durmishi?
Një pamje e asfaltit në Livoç të Gjilanit – një fshat ku kalon edhe rruga Prishtinë-Gjilan, ishte bërë virale sepse shtresa e asfaltit hiqej me dorë.

(Foto: Kështu dukej asfalti në Livoç)
Gazetari Burim Pacolli, kishte biseduar para një muaj me zëvendësministrin Hysen Durmishi dhe ai i kishte premtuar se ‘po atë natë do të fillohej me gërryerjen e asfaltit’.
“Sonte fillojnë me gërryerjen e shtresës së asfaltit. Në momentin kur ka kushte të volitshme atmosferike për me shtru shtrsën, do ta bëjnë”, i pati thënë Durmishi – gazetarit Pacolli.
E Burimi është rikthyer në vendin e ngjarjes për të parë nëse Hysen Durmishi e mbajti premtimin.
Tani, e vërteta është se është gërryer komplet shtresa e asfaltit që ishte shtruar aty, por ende nuk ka përfunduar komplet puna.
Ndiqni videon për më shumë: