Arrestimi i serbit që fishkëlleu: Qeveria po i shpejton hapat për ta humbur veriun
Një polic i Kosovës në veri të vendit, derisa kryeministri Kurti kishte qenë në pikën e një fast food, i rrethuar me nja’ dhjetë truproja. ‘Fine’.
Aty një polic i Kosovës, po i shkon një serbi, një aktivist. Nuk është asi serbi i Listës Serbe, as i Radojçiqit. Një serb që vjen edhe në Prishtinë, proteston, u mbytën tuj e arrestu, Aleksanderin. S’e njoh, kurrë s’e kam taku (se po ka nevojë njeri me i bë edhe këto shpjegime).
Ai serbi po fishllonte. Polici shkoi dhe i tha: nëse fishllon edhe një herë, të arrestoj. Ai fishlloi edhe një herë, edhe njëmend e arrestuan.
Janë këtu pamjet, kur komplet Vetëvendosja fishëllonte në Kuvendin e Kosovës, kur i thonin vetes aktivistë.
Tash po iu pengon, Policisë së Xhelal Sveçlës, një serb i paarmatosur, që po do me protestu. E rrëzuan për toke, e arrestuan.
Këqyrni djem dhe vajza, çka po iu thotë xhaxhi Beri: demokracia në një vend dhe në një shoqëri nuk matet me sa kanë të drejtë shqiptarët e as sa kanë të drejtë, le të themi shqiptarët myslimanë.
Demokracia në një shoqëri, varet me sa ka të drejtë pakica. Sa kanë të drejtë turqit, goranët, serbët. Jo sa kanë të drejtë myslimanët.
Aty është testi i demokracisë. Nuk është demokraci e as shtrirje e sovranitetit, kur i pari i vendit ia mësyen një pjese të Kosovës, i rrethuar me një ushtri truproje edhe duke i arrestu njerëzit rrugës që po i fishkëllojnë, e ai vetë, dojke njerëzve veshët me ua shurdhu kur ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës e qe besa edhe tuj qitë gaz lotsjellës.
Mbajeni në mend: nuk kemi me e bashku veriun kështu.
Kjo është një rrugë për me e nda veriun, me e shtypë edhe fishkëllimën ndryshe edhe zërin ndryshe, edhe me qeveris me pakicë. Edhe mandej, po del e po thu: ua krijuam kushtet me dalë në zgjedhje, po nuk dashtën me dalë, a?
Ti je kah e arreston njeriun që po fishkëllon. Mua mundeni me m’bindë. Vetëm bindeni edhe Europën dhe Ameriën. Keq, shumë keq.