Arratisja e vitit 2024 – Enver Sekiraqa: Çka e si ndodhi? - NACIONALE

Arratisja e vitit 2024 – Enver Sekiraqa: Çka e si ndodhi?

4 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Enver Sekiraqa, i dënuari për nxitjen në vrasjen e ish-policit, Triumf Riza, pas një maratone gjyqësore në fund vendosi që të arratiset.

Më 3 maj 2024, Sekiraqa u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim. Gjyqtari i rastit në atë seancë, do t’ia hiqte masën e arrestit shtëpiak Sekiraqës, në mënyrë që ky i fundit të mbrohet në liri derisa vendimi ta merrte formën e prerë.

E këtë, e shfrytëzoi Sekiraqa. I njëjti u arratis nga drejtësia, dhe për të cilin ende nuk ka as edhe një informacion.

Kjo i kushtoi me suspendim gjyqtarit të kësaj çështje, Agim Kuçit, mirëpo që i njëjti u rikthye në punë pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Për kapjen e Enver Sekiraqës, policia kishte urdhëruar mobilizim në çdo pikë kufitare. Por, sërish, pa sukses.

Kjo situatë nxiti reagime të ashpra duke filluar nga ministrja e Drejtësisë e deri te kryeministri i Kosovës.

Megjithatë, përderisa në Kosovë nuk kishte asnjë informacion për të, emri i Sekiraqës do të përmendej në Gjykatën Speciale të Hagës.

Por, çfarë u tha?

Një muaj më parë, emri i Enver Sekiraqës u vu përsëri në publik, ku u përmend s’i dëshmitarë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë.

Sekiraqa u ndërlidh me një arrestim të tij në kohën e luftës, nga zona e Llapit. Për këtë kishte folur edhe komandanti Rrustem Mustafa – Remi.

Bazuar në deklaratat në seancat publike në Hagë, lihej të kuptohej se Enver Sekiraqa ka pasur mundësi të dëshmojë në Hagë.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë informacion zyrtar se Enver Sekiraqa ka dëshmuar në rastin e krerëve të UÇK-së. Kryetarja e Speciales kishte deklaruar se asnjëherë nuk e ka dëgjuar emrin e tij.

Megjithatë, krejt kjo situatë mbetet e komplikuar dhe me shumë dilema. Ajo që konstatohet pa dilemë, është arratisja e Enver Sekiraqës, është arratisja e vitit 2024, në mos edhe e dekadës.

Gazeta Nacionale gjatë ter kohës ka marrë pjesë në monitorimin e seancave gjyqësore ndaj Sekiraqës, në Gjykatën Themelore të Prishtinë, saktësisht në departamentin e krimeve të rënda.

Pas përfundimit të të gjithë procesit gjyqësore, dhe pas shpalljes së vendimit nga Themelorja, ku Sekiraqa u dënua më 25 vite burg, ishte deklaruar edhe Shefqet Riza, babai i ish-policit Triumf Riza që kishte mbetur i vrarë nga grupit i Sekiraqës.

Lajme të ngjashme