Albin Kurti Fata Morgana
“Etimologjia e termit “fata morgana” në italisht "Morgan the Fairy" (Morgan le Fay i legjendës Arthuriane). Këto mirazhe thuhej se shihen shpesh në ngushticën italiane të Mesinës dhe përshkruheshin si kështjella zanash në ajër ose tokë e rreme e sajuar nga magjia e saj.”
Pra, fata morgana është një mirazh, një pamje e gënjeshtërt.
Pse – fata morgana – Kurti
Figura e Albin Kurtit, si secila figurë tjetër me rendësi për hapësira të caktuara është mjaft komplekse.
Albin Kurti mund te jetë prej figurave më komplekse te historisë së re të kombit Shqiptar.
Angazhimi i tij i hershëm politik, si student, pastaj si sekretar ne zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së të udhëhequr nga Adem Demaçi duket se ndikuan shumë në karakterin e tij personal dhe figurën e tij politike.
Nëse duam ta studiojmë mirëfilli një karakter të tillë, duhet të kihen parasysh të gjitha rrethanat sociologjike, karakteristikat psikologjike e politike te veprimtarisë së tij.
Angazhimet e tij fillestare ishin në një mjedis të tillë, jo tipik të një politikani, të themi “normal”.
Ai edhe sot nuk është i tillë. Kundërshtimet me aksione aktive, fizike dhe paralelisht ngritja e tij personale si një “manjak” i teorive politike, e bëjnë atë siç e quante ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ose edhe siç njihet si term; “Bishë politike”.
Ndikimi i aksioneve në terren, burgosja e tij, dhe pasioni i tij për të grumbulluar copëza dijesh, nga dijetarë të shquar e për t’i paketuar e konzervuar, siç s’paketohen e s’konzervohen e bëjnë atë figurë shumë komplekse.
Ai, tamam s’e njeh asnjë koncept. Asnjë degë, asnjë digaster. Por, i njeh të gjitha. Fatamorgana.
Në qendër te figurës se tij vërehet sheshazi, nevoja për protagonizëm, nevoja për impresionim, nevoja për shkatërrim, për ndërtim, rrënim dhe pastaj, përsëri për ri-ndërtim, nevoja për kontrollë të plotë, e këto nuk janë asgjë tjetër përpos nevojës më të lartë qe ka luftuar njeriu nëpër te gjitha etapat e zhvillimit te tij, pra “NEVOJËS PËR PUSHTET”.
Për nevojën e njeriut për pushtet, kanë shkruar të gjithë autoret, filozofët, teoriticientet dhe te gjithë ata që janë dedikuar ta shpjegojnë dhe ta gjejnë kuptimin e vërtetë të misionit te “Njeriut” si specie në univers.
Niçe mendonte se njeriu lind me të dy nevojat, atë për nënshtrim dhe për pushtet. Detërminuese për një karakter, sipas tij ishte kultivimi i njërës nga këto nevoja për të formësuar karakterin me nevojë për pushtet ose nevojë për nënshtrim.
Për nevojën për nënshtrim apo thënë më but, nevojën për “bindje”, flet edhe autori gjerman, psikanalisti i njohur, një prej njohësve më të mirë të “figurës së Hitlerit” ERICH FROM, ndër të tjera do ta shkoqisim një pjesë të vogël, nga njëra ndër kryeveprat e tij; “Në të vërtetë njerëzit shumë më tepër duan, dëshirojnë të binden, se sa i detyrojnë. Të paktën kështu ndodhë në demokracinë perëndimore”. Këtë maksim Fromi e shfaq në kontekstin psikologjik, të nevojës se njerëzve për t’u bindur, për tu udhëhequr.
Albin Kurti pa dyshim është nga shembujt më tipik, i ushtrimit të karakterit me nevojë për pushtet. Veprimtaria e tij jetësore, prej rrebeli, krye-rrebeli, lider protestash, lider partie e tash edhe lider shteti janë një jete e stërmbushur në kuptimin psikologjik të ushtrimit te nevojës për pushtet dhe mposhtjes (të rrezikshme) të çdo nevoje për nënshtrim.
Ai është atraktiv për masat e gjera. Paraqitjet e tij, janë gjithmonë interesante. Ai shfaqet herë si mazohist, here si sadist e më se shpeshti si narciozoid. Mania e tij për të ditur e kontrolluar gjithçka, na shfaqet ne shumë forma. Ai mban mend; vite, data, ditë, orë, minutë, dhe te gjitha keto ia shfaqë publikut, në menyrë triumfaliste.
Ai dëshiron të tregojë se ç’është në gjendje të bëj e të di, qoftë edhe duke torturuar qindra mijëra njerëz, me detaje aspak te rëndësishme, si bije fjala ditën, datën, orën, minutën e një takimi të tij me një kryetar tjetër partie.
Atë e vret “pak” ose fare ndërgjegjja. Ai flet me cinizem dhe me kënaqesi prej sadisti kur pyetet per ish-shokët e tij te partisë. I përçmon ata. Argëtohet me faktin se ua dëshmoi atyre dhe të tjerëve se sa “I MADH” është.
Albin Kurti rritet pas c’do konfrontimi, e tha edhe vetë një ditë, po ma hoqët veç njërin nga sulmet ndaj meje unë rrëzohem. Sepse formesimi i tij është i tillë, ai ndër vite ka fituar në narracionin e tij dhe kjo jo thjeshtë nga oratoria, struktura e fjalëve ose në kuptimin se Ai ka vërtetë të drejtë, por Albin Kurti është pa dyshim, njeri prej “mjeshtërve” të pervetesimit dhe mbajtjes nën kontroll të vazhdueshëm të turmave.
Ai prezanton zgjidhje të thjeshta për probleme komplekse. Tipike për liderët populist. Për dikë që s’e shqetëson e vërteta.
Nuk është krejtësisht diçka që mësohet, diçka teknike; përfitimi dhe kontrolli mbi turmat.
Është mishërim i shumë elementeve, qe nuk do t’i përmendim me radhë por që janë te domosdoshme për krijimin e një figure të tillë.
Ardhja e tij në pushtet, sigurisht, lidhet me shumë faktorë. Faktori psikologjik është ndër më të rëndësishmit. Gjendja psikologjike e shumicës së qytetareve të Kosovës (2021) ishte e tillë. Kërkonte lider të ri.
Kërkesa e njerëzve për hakmarrje ndaj ish pushtetarëve ndodhej kudo.
Albin Kurti dhe Lëvizja e tij (parti) e kapitalizoi, këtë situatë dhe e shndërroi në mbështetje të gjerë popullore.
Tek ai janë mbeshtetur të gjithë të “dobetit” të margjinalizuarit ndër vite, të fyerit e poshtëruarit nga pushtetet e mëparshme.
Një pjesë e madhe e njerëzve që nuk zgjedhin ta dekonstruktojnë mirazhin, fatamorganën, figurën e gënjeshtërt, atë e shohin si Robin Hud.
Pjesa tjetër e shoqërisë, kryesisht njerëzit me mendim, ose të paktën, ata, veç me informacion e shohin atë si rrezik.
Si rrezik atë e shohin edhe një kategori të “pjekurish” politikisht, që për shkak të përvojës , e njohin pak më thellë atë që ia mbyt entuziazmin militantit e që quhet, burokraci, procedurë, teknokraci.
Shoqëritë e mirë-organizuara në raste si këto, dinë “ta përdorin” një figurë të tillë si NEVOJË, për aq sa mund të ishte i nevojshëm Albin Kurti dhe ta parandalojnë dhe po qe nevoja, ta ndalojnë atë si RREZIK.