A ndjehen shqiptarët e Kosovës inferior karshi mënyrës se si e flasin shqipen shqiptarët e Shqipërisë? - NACIONALE

A ndjehen shqiptarët e Kosovës inferior karshi mënyrës se si e flasin shqipen shqiptarët e Shqipërisë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kësaj radhe në emisionin TOK në Nacionale ishte i ftuar Lulzim Bucolli, ku foli për fjalimet para publikut, ankthin e emocionet.

Qytetarët e Kosovës, zakonisht para kamerave kanë dilemën të flasin si të Shqipërisë apo si të Kosovës. E për këtë, Bucolli thotë se ne kemi problem me gjuhën.

“Ne njerëzit e mediave e gjejmë njëfarë mesi. Po njerëzve që nuk ju ka ra me ushtru kanë mësu vetëm përmendësh gjuhën letrare, mandej në shtëpi e ke fol krejt tjetër gjuhë, është krizë”.

Po a ndihemi inferiorë ndaj qytetarëve të Shqipërisë për mënyrën se si ata flasin?

“Po me faktin që ne adaptohemi menjëherë e flasim sikur ata, menjëherë përulemi e mundohemi me imitu ata, mua pak më irrton pak”.

Tutje ai thotë grupet që shkojnë tek ai për trajnim kanë më shumë probleme ra projektojnë zërin e disa të tjerë mënyrën e të shprehurit.

“Disa njerëz kanë problem me mënyrën e të shprehurit...shumica e këtyre problemeve ndodhin për shkak të mungesës së vetëbesimit. Po duke fitu aftësi, fiton vetëbesim”.

Ndiqni intervistën e plotë - VIDEO:

Lajme të ngjashme