A ma mirë me qenë mysliman apo katolik?
Shumë të mirë e keni ju myslimanët qët’ fe, mundeni me u martu sa herë të doni, e besa mundeni me i bo edhe dy - tri gra, a katër a pesë a.
Shumë të mirë e keni ju katolikët qët’ fe, kënaqeni tuj hangër e tuj pi n’ramazan.
Kjo është kur i marrim lakmi njani-tjetrit dhe kur i gjithë religjioni dhe përmbajtja e tij mijëravjeçare përthjeshtëzohet në pasion seksual dhe ushqim.
Doket pak banale, mirëpo mos harroni, edhe Mbreti i Anglise për me e rehatu veten në martesa, te cilat i ndalonte kisha katolike, e ka largu prej katolicizmit krejt popullin e vet.
Me fjalë të tjera, zakonisht njerëzit e ndërrojnë, ose e kanë ndërru fenë, për një jetë ma të kandshme në tokë, me ma shumë bukë, me ma shumë gra, kurse feja krejt çka pret prej besimtarëve është ata mos me u fokusu shumë te kjo jeta, por te ajo çka do të vjen pas kësaj jete.
Në anën tjetër, fundamentalistët katolik dhe ata mysliman, kanë edhe fjalë të këqija për fenë e njani - tjetrit. Feja myslimane është fe e keqe, atje vëllau ia merr vëllaut gruan, kur vdes vellau. Feja katolike është fe e keqe, katolikët nuk lahen, janë të flliqtë.
Tek - tuk edhe ndonjë argument dhe kundër argumentit për dhe kundër synetisë.
Fundamentalistët katolikë e kanë për zemër me thanë se t’ishim kanë krejt katolikë, moti ishim çliru, na kish deshtë Perëndimi ma shumë etj, bile, sipas tyne, edhe këtë pavaresi dhe çlirim që e kemi, e kemi falë Nanës Terezë.
Kurse fundemantalistët myslimanë, në këtë pikë përgjigjen tuj thanë “identitetin kombëtar na e ka rujtë feja islame, se mos t’ishim bë mysliman, ishim bë ose serbë ose grekë”.
Domethanë argumentime dhe kundërargumentime të nivelit te shkolles fillore. E kanë lexu dikund ne internet një gjë te tillë, e mandej e përsërisin, sipas logjikës ‘monkey see monkey do’.
Qysh është e mundun që në gjithë këtë polemikë në mes vllaznish, une hala askund nuk lexova, ose nuk e pashe askend tuj u shty me argumentin qysh “feja katolike është ma e mirë, sepse statistikat kallxojnë që katolikët janë ma te edukumë, ma të sjellshëm, vriten ma pak me njani tjetrin”. Ose pala tjetër me thane “myslimanët janë ma te mirë, sepse i kanë dhanë rëndësi mësimit, kanë kry fakultete ma shumë, ka shkencëtarë më të zotë”.
Dallimet e vetme kulturore në Kosovë, nuk janë në bazë të fesë, por janë ne bazë të rajoneve, ose në bazë të asaj a jeton dikush në qytet a në fshat. Një katunar katolik dhe një katunar mysliman janë të njëjtë, qysh janë të njëjtë një qytetar katolik dhe një qytetar mysliman. Të njëjtë si për tëkeq, si për të mirë.
Është për keqardhje që në vitin 2024 dikush e hapë këtë debat kaq të ligë, kaq të kotë dhe kaq antikombëtar. Po flas për të dyja grupet, edhe për këtë grupin që konvertohen kolektivisht dhe publikisht, nën pretekstin që perveç që po e ndryshojnë fenë për veti, po i bojnë mirë edhe kombit.
Kjo është rrenë. Këta po lypin vëmendje.
E, edhe grupi i dytë, që frustrohet dhe i shanë grupin e parë. Këta le ta kthejnë kokën pak prapa në kohë dhe le të jenë të sigurtë, që edhe këta dikush i ka shajtë për të njëjtën arsye.
Me gjasë jemi të mallkumë, për mos me mujtë me dalë prej ciklit të temave të kota.