A është i interesuar Albin Kurti ta formojë Qeverinë?
Në bisedën live mes Berat Buzhalës dhe Lirim Mehmetajt, u fol edhe rreth asaj se a është i interesuar Albin Kurti që ta formojë Qeverinë.
Mehmetaj thotë se Kurti nuk është i interesuar të formojë Qeveri.
“Albin Kurti, e para e punës, besoj sinqerisht se askush prej spektrit politik nuk shkon me të përveç Listës Serbe.
Kostoja e bashkëpunimit me të është shumë e madhe dhe përtej lakmive individuale që kanë njerëzit, megjithatë statusi social ka më shumë rëndësi sesa a ke bë pare a nuk ke bë pare.
Bashkëpunimi me Albin Kurtin është ndihmë për Serbinë dhe rrjedhimisht mbetet damkë e jotja e përhershme.
Me cilindon bashkëpunon, ka me qenë për zgjedhjet e ardhshme keq për të.
Me shku me PDK, me LDK, në zgjedhjet e ardhshme bjen vetë dhe e forcon atë që është në opozitë.
Nëse e bën opozita qeverinë, punon mirë, nuk vjedh, prapë bjen.
Prandaj, mendoj që ai do të mundohet të shkojë deri në fund pa e bë qeverinë, sepse njerëzit prapë do t’i thonë t’i dhamë 40%, t’i dhamë më shumë se partisë së dytë, çka po don më shumë”, thotë Mehmetaj.
Berat Buzhala thotë se opozita duhet t’i tregojë Kurtit se sa e fortë është me numra.
“Unë po besoj që po mundohet me zvarritë deri në zgjedhjet locale, edhe mandej thotë ndoshta mundem me e rritë pak partinë në zgjedhje lokale ku është llom.
Një gjë që më bëri përshtypje, kur Amerika ia vendosi tarifat Kinës, dhe e bëni një postim Ambasada e Kinës në Uashington duke i thënë jemi në gjendje për çfarëdo lufte.
Kur e ke shumicën si parti opozitare, duhet me i tregu Albinit që janë diku”, tha ai.
Lexo edhe: